Kosova
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind
LDK-ja renditet e dyta në votat e diasporës, ndërsa procesi i numërimit vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, me fokus te votat e ardhura përmes postës nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, deri tani janë numëruar 131 nga gjithsej 223 kuti të votimit me postë, që përfaqësojnë 58.74 për qind të totalit.
Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka marrë 70.26 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.71 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mban pozitën e tretë me 8.59 për qind.
Votat me postë po rezultojnë vendimtare në konsolidimin e rezultatit zgjedhor, veçanërisht për Vetëvendosjen, e cila ka rritur ndjeshëm përqindjen dhe numrin e mandateve pas nisjes së numërimit të votave të diasporës.
Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare mund të pësojnë ndryshime pas numërimit të kutive të mbetura, si dhe të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Gjermani - Kosovë
Nga Gjermania në Kosovë në këmbë, Miridon Mulolli përfundon sfidën prej 1,500 kilometrash -
Diaspora
Diaspora i sjell katër mandate shtesë Vetëvendosjes -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Bern
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern organizon festën e Abetares
Jeta në Zvicër
-
Senati zviceran miraton rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë Swisscoy mund të angazhojë deri në 300 ushtarë, ndërsa misioni në Kosovë është zgjatur deri në... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus -
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër -
SBB i ripërdor vagonët e vjetër: nga trenat e vjetër në fasada dhe mobilie












