Kosova
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon edhe me kategoritë e tjera të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht ai përmes postës, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas KQZ-së, deri të mërkurën në orën 09:00 janë numëruar 215 nga gjithsej 223 kuti votimi, që përbën 96.41 për qind të procesit të numërimit të votave me postë.
Në proces kanë mbetur edhe tetë kuti votimi, pas përfundimit të të cilave do të mbyllet tërësisht numërimi i votave të ardhura përmes postës.
Ndërkohë, të mërkurën në mëngjes ka nisur edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht. Ky proces është zhvilluar në 52 vendvotime me kusht në mbarë Kosovën, ku janë evidentuar 8,751 votues.
Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, të cilët kanë votuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve lëvizëse. Për këtë kategori kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.
Sipas të dhënave të KQZ-së, për votimin përmes postës ishin regjistruar rreth 105 mijë shtetas të Kosovës. Nga 85,790 pako të supozuara me fletëvotime të pranuara për vlerësim, janë aprovuar 82,809, ndërsa 2,981 janë refuzuar.
Procesi i numërimit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të qartësojnë përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë Vala e të nxehtit në Zvicër, aplikacioni i SBB tregon trenat pa ajër të kondicionuar... -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet











