Kosova
Policia gjen armë e municion në Zubin Potok
Janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe bateri ndriçuese
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme në tri raste të ndara në komunën e Zubin Potokut.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, në një objekt që shërbente si shtallë për ushqimin e bagëtive, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe bateri ndriçuese.
Në një rast tjetër, po ashtu në një objekt të ngjashëm në Zubin Potok, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të asaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë.
Ndërkaq, në një objekt të pabanuar janë gjetur një pushkë me bajonetën përkatëse, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut si dhe rreth 2 kilogramë sfera (thërrime metalike) për mbushjen e fishekëve.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha dëshmitë materiale janë sekuestruar, ndërsa lidhur me këto raste hetimet po vazhdojnë nga njësitë përkatëse policore.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












