Kosova
PZAP-ja refuzon ankesat e dy kandidatëve të PDK-së për rinumërim të votave
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë i ka refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu lidhur me procesin e rinumërimit të votave.
Kryeziu dhe Haxhiu në ankesa të ndara kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së.
Kryeziu në ankesën e tij ka pretenduar që me 185 kutitë e rinumëruara është gjetur se gjatë numërimit fillestar është dëmtuar për afro 600 vota. Mirëpo, sipas PZAP-it, gabimet gjatë numërimit fillestar kanë qenë në favor të tij.
Ndërsa Haxhiu ka pretenduar se meqë dallimi me Rrustem Mustafën, i cili është zgjedhur deputet, është 102 vota dhe rinumërimi i 7.41% e vendvotimeve ia ka kthyer Haxhiut 6 vota, një rinumërim i plotë do mund ta ndryshonte renditjen dhe përbërjen e kuvendit.
Megjithatë PZAP-ja i ka refuzuar të dyja ankesat.
“Në rastin konkret, nga shkresat e lëndës rezulton se pas rinumërimit të 185 vendvotimeve janë evidentuar ndryshime në rezultatet e kandidatëve në të dy drejtimet, ku një numër kandidatësh minimalisht kanë fituar vota ndërsa kandidatë të tjerë po ashtu në mënyrë minimale kanë humbur disa vota. Këto ndryshime nuk janë pasqyrim i një modeli të përgjithshëm ose sistematik të pasaktësive, por dëshmojnë se korrigjimet e evidentuara kanë qenë të shpërndara dhe nuk kanë prodhuar efekt të tillë që do të vinte në dyshim integritetin e përgjithshëm të procesit”, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, dje në mesditë ka përfunduar afati për ankesa lidhur me procesin e rinumërimit dhe nëse palët nuk i ankimojnë këto vendime në Gjykatën Supreme, për çka kanë kohë 48 orë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i hapet rruga për shpallje të rezultatit përfundimtar.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare










