Lajme

Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës

Ambasada e Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, duke promovuar kulturën, gastronominë dhe potencialin ekonomik të vendit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka marrë pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, të organizuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës, i cili u mbajt në rezidencën e ambasadores së Bullgarisë në Vjenë, përcjell albinfo.at.

Ngjarja mblodhi përfaqësues diplomatikë, institucionalë, ekonomikë dhe kulturorë nga vendet anëtare të forumit, ndërsa Kosova u prezantua me një përzgjedhje të produkteve ushqimore dhe verërave vendore.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Sipas Ambasadës, tavolina e Kosovës ngjalli interes të madh te pjesëmarrësit, të cilët patën mundësinë të njiheshin më nga afër me kulturën, traditën dhe potencialin ekonomik të vendit.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, të cilët promovuan mundësitë për bashkëpunim ndërmjet komunitetit të biznesit shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Mund të jetë një imazh i sanduiç club

Mbrëmja u zhvillua në një atmosferë festive, e shoqëruar me program kulturor dhe muzikor, duke shërbyer si një platformë për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse./Albinfo.at

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "PRIMUS GRILL RIL 663 63 Laudagasse 2 11 110 Wien 0664 37 EAN Kalaveshs satag 00-22:00h 00 22:00h 10:00 23:00h Freitag Freitag-Senntag Senntag Donners stag Sauvic sauvienon non"