Lajme

Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova

Në aksident mbetën të lënduar edhe bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, të cilët po trajtohen në një spital në Bazel të Zvicrës.

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur më 22 qershor 2026 në Francë, i ka marrë jetën shqiptares nga Kosova B.K, shkruan albinfo.ch.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga autoritetet e sigurisë franceze, ndërsa vdekja e saj është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore zvicerane.

Vlen të theksohet se në të njëjtin aksident kanë mbetur të lënduar edhe bashkëshorti i saj, L. B si dhe dy djemtë e kësaj familje. Ata po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel të Zvicrës, ku ndodhen nën kujdesin e stafit shëndetësor./Albinfo.ch