Integrimi
Dy rusë sulmojnë fizikisht familjen refugjate shqiptare
Disa persona kanë sulmuar mbrëmjen e të premtes një familje shqiptare në qendrën e azilit në Fichtelberg (qarku Bayreuth landi i Bavarisë). Me këtë rast një burrë 30 vjeçar ka marrë lëndime në kokë dhe në trup.
Ndërkohë policia ka arrestuar si të dyshuar për sulmin, dy meshkuj rusë, shkruan br.de. Sipas njohurive të deritashme të policisë, grupi i personave të përmendur e ka kërkuar familjen treanetarëshe shqiptare në qendrën e përmendur të azilit dhe me atë rast e ka rrahur kryefamiljarin 30 vjeçar. Ky i fundit ka pësuar lëndime në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit për çfarë i ëstë dashur të trajtohet në spital, transmeton albinfo.ch.
Sulmuesit i kanë shkaktuar lëndime të lehta me këtë rast edhe gruas së viktimës, shqiptares 24 vjeçare, e cila ka marrë ndihmën ambulantore të mjekut.
Personat që kishin sulmuar familjen shqiptare fillimisht kishin ikur. Më vonë policia ka arrestuar dy të dyshuarit rusë, njëri 24 dhe tjetri 37 vjeçar, njofton drejtoria e policisë në Oberfranken.
E-Diaspora
-
Pesënjakët shqiptarë festojnë 19 vjetorin në Zvicër Një rast i rrallë që dikur kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Zvicër, sot shënon... -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë
Jeta në Zvicër
-
Sulmi në Winterthur: Prokurori Federal supozon motiv terrorist Megjithëse hetimi është vetëm në fillimet e tij. Duhet të kryhen vlerësime psikiatrike... -
Dështim i ri i IT-së në Agjencitë e Punësimit -
NFA: Kantoni i Zugut do të paguajë më së shumti edhe në vitin 2027 -
Kundër shtimit të dyqaneve të hapura të dielave -
Një zviceran plagos rëndë kosovarin në Uznach, St. Gallen












