Kosova
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës
Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete, si pjesë e masës së mbështetjes për mërgatën.
Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe për këtë vit mbulimin e policës kufitare, të njohur si Kartoni i Gjelbër, për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror, transmeton albinfo.ch.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se për zbatimin e kësaj mase janë ndarë 3 milionë euro nga buxheti i shtetit.
“Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit duke filluar nga muaji korrik e tutje, ne si qeveri ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare apo Kartonin e Gjelbër për mërgatën tonë që vjen me vetura në Kosovë gjatë kësaj periudhe”, tha Murati.
Sipas tij, fondet do të sigurohen nga Paketa e Ringjalljes Ekonomike dhe do të menaxhohen nga Ministria e Financave në kuadër të masës për mbështetjen e mërgatës.
Përveç kësaj, Qeveria miratoi edhe disa vendime të tjera, përfshirë nismën për një grant që synon forcimin e sistemit shëndetësor, si dhe ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kapitale në Mitrovicën e Jugut, Shtime, Pejë dhe Podujevë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej











