Lajme
Farmacistët paralajmërojnë: Disa barna mund të bëhen të rrezikshme gjatë valës së të nxehtit
Temperaturat e larta mund të rrisin efektet anësore ose të ulin efektivitetin e disa medikamenteve
Farmacistët në Zvicër u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar me përdorimin e disa barnave gjatë valës së të nxehtit, pasi temperaturat e larta mund të ndryshojnë mënyrën se si ato veprojnë në organizëm. Sipas ekspertëve, disa medikamente mund të rrisin rrezikun e dehidratimit, goditjes nga nxehtësia ose problemeve të tjera shëndetësore, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Ndër barnat që kërkojnë kujdes të veçantë janë diuretikët, të cilët përdoren për trajtimin e tensionit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës, pasi rrisin humbjen e lëngjeve nga organizmi.
Gjithashtu, disa ilaçe kundër depresionit, antipsikotikët dhe antihistaminikët mund të pengojnë aftësinë e trupit për t’u ftohur përmes djersitjes, duke rritur rrezikun e mbinxehjes.
Farmacistët theksojnë se pacientët nuk duhet të ndërpresin marrjen e barnave me iniciativën e tyre. Nëse shfaqen simptoma si marramendje, lodhje e pazakontë, të përziera ose konfuzion gjatë ditëve me vapë të madhe, rekomandohet të kontaktojnë mjekun ose farmacistin për këshilla.
Ekspertët kujtojnë gjithashtu se edhe mënyra e ruajtjes së medikamenteve është e rëndësishme. Shumë barna duhet të mbahen larg rrezeve të diellit dhe temperaturave të larta, pasi nxehtësia mund të ndikojë në cilësinë dhe efektivitetin e tyre.
Autoritetet shëndetësore u rekomandojnë qytetarëve të pinë mjaftueshëm ujë, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të kontrollojnë rregullisht gjendjen e personave të moshuar dhe atyre me sëmundje kronike, të cilët janë më të rrezikuar gjatë valëve të të nxehtit.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë Renditja globale e perceptimit për vitin 2026 e vendos Zvicrën në krye, së bashku me Kanadanë... -
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën -
Vala e të nxehtit po përshpejton shkrirjen e akullnajave në Zvicër -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë -
Publikohet renditja e komunave më të mira dhe më të dobëta për të jetuar në Zvicër










