Kosova
Kosova nuk u ftua në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes jep sqarimin
Institucioni thekson se Kosova nuk merr pjesë në samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës, pasi ende nuk është anëtare e Aleancës dhe as pjesë e Partneritetit për Paqe.
Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se Kosova nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s, pasi nuk është shtet anëtar i Aleancës Veriatlantike dhe rrjedhimisht nuk merr pjesë në këto takime në cilësinë e një shteti pjesëmarrës, përcjell albinfo.ch.
Reagimi vjen pas raportimeve në media lidhur me mungesën e një ftese për Kosovën në samitin e ardhshëm të NATO-s.
Në një përgjigje me shkrim, Ministria ka theksuar se edhe në të kaluarën Kosova nuk ka marrë pjesë në samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës, me përjashtim të disa aktiviteteve të veçanta të organizuara në margjinat e tyre.
“Republika e Kosovës nuk është shtet anëtar i NATO-s dhe as pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (PfP). Për këtë arsye, ajo nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës”, thuhet në sqarim.
Ministria kujtoi se vitin e kaluar Kosova ishte ftuar në aktivitetin “Women, Peace and Security”, të organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në kuadër të Samitit të NATO-s, por jo si pjesëmarrëse zyrtare e samitit.
Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO, duke vazhduar reformat dhe forcimin e bashkëpunimit me Aleancën dhe shtetet anëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë Renditja globale e perceptimit për vitin 2026 e vendos Zvicrën në krye, së bashku me Kanadanë... -
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë -
Publikohet renditja e komunave më të mira dhe më të dobëta për të jetuar në Zvicër -
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje












