Lajme

Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi

Disa nënkontraktorë të kompanisë DHL në Zvicër thonë se janë në prag të falimentimit, pavarësisht rritjes së fitimeve të gjigantit logjistik.

Sipas raportimeve të RTS, sektori i shpërndarjes së pakove po vazhdon të rritet falë tregtisë online, ndërsa DHL ka shënuar rritje të fitimit në 1.5 miliardë euro në tremujorin e parë të vitit 2026.

Megjithatë, nënkontraktorët thonë se përballen me vështirësi serioze financiare për shkak të uljes së tarifave të pagesës nga DHL dhe rritjes së kostove të energjisë dhe karburantit.

Disa prej tyre deklarojnë se po punojnë me humbje dhe rrezikojnë borxhe të mëdha, duke e bërë situatën të paqëndrueshme për bizneset e vogla që operojnë në zinxhirin e shpërndarjes.

Nga ana tjetër, DHL thekson se tarifat për nënkontraktorët janë të negociuara individualisht dhe se rritja e kostove të energjisë mund të krijojë presion në sektor, por kontratat mbeten të vlefshme për të dy palët.