Kosova
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve, publikohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje siguron 53 mandate, ndërsa Kuvendi i ri do të përbëhet nga 120 deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, duke përmbyllur zyrtarisht procesin zgjedhor dhe duke vulosur përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Me certifikimin e rezultateve, tashmë janë konfirmuar edhe 120 deputetët që do të përbëjnë Kuvendin e Kosovës në mandatin e ardhshëm.
Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje është subjekti fitues me 53 mandate, duke mbetur forca më e madhe politike në vend.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 18 mandate. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të përfaqësohet me 7 deputetë.
20 ulëset e mbetura në Kuvend u takojnë partive që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, në përputhje me dispozitat kushtetuese.
Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, pritet që Presidentja e Kosovës të ndërmarrë hapat kushtetues për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, ku deputetët do të bëjnë betimin dhe do të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke hapur rrugën për formimin e institucioneve të reja të vendit./Albinfo.ch
Lëvizja Vetëvendosje – 53 mandate
Albin Kurti
Glauk Konjufca
Albulena Haxhiu
Hekuran Murati
Donika Gërvalla-Schwarz
Xhelal Sveçla
Avni Dehari
Ejup Maqedonci
Hajrulla Çeku
Mimoza Kusari-Lila
Shqipe Mehmeti Selimi
Andin Hoti
Ilir Kërçeli
Arben Vitia
Saranda Bogujevci
Osman Musliu
Nezir Kraki
Alban Bajrami
Arton Konushevci
Edona Llalloshi
Mefail Bajqinovci
Ardian Gola
Armend Baloku
Armend Muja
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni
Arbër Rexhaj
Rufki Suma
Blerim Gashi
Fitore Pacolli-Dalipi
Artane Rizvanolli-Berisha
Adriana Matoshi
Agim Bahtiri
Arjeta Fejza
Taulant Kelmendi
Arbërie Nagavci
Krenare Çerkini
Dimal Basha
Liza Gashi
Labinotë Demi-Murtezi
Artan Abrashi
Adnan Rrustemi
Adelina Grainca
Valon Ramadani
Salih Zyba
Enver Haliti
Fatmire Kollçaku
Valon Hoti
Valon Peci
Drita Pajaziti
Sylejman Meholli
Jeton Raka
Vigan Qorrolli
Fjolla Ujkani
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 mandate
Bedri Hamza
Përparim Gruda
Arian Tahiri
Uran Ismaili
Vlora Çitaku
Sala Jashari
Ganimete Musliu
Enver Hoxhaj
Arben Mustafa
Rrahman Rama
Mërgim Lushtaku
Elmi Reçica
Besa Kabashi-Ramaj
Jakup Nura
Eman Rrahmani
Altin Krasniqi
Artan Behrami
Fadil Demaku
Blerta Deliu-Kodra
Rrustem Mustafa
Eliza Hoxha
Ariana Musliu-Shoshi
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 mandate
Vjosa Osmani
Lumir Abdixhiku
Doarsa Kica-Xhelili
Hykmete Bajrami
Avdullah Hoti
Ukë Rugova
Kujtim Shala
Anton Quni
Lutfi Haziri
Armend Zemaj
Besian Mustafa
Janina Ymeri
Ermal Sadiku
Jehona Lushaku-Sadriu
Arben Gashi
Albena Reshitaj
Fadil Hadergjonaj
Paris Guri
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 mandate
Ardian Gjini ka hequr dorë nga mandati dhe zëvendësohet nga Bekë Berisha.
Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati dhe zëvendësohet nga Burim Ramadani.
Ramush Haradinaj
Besnik Tahiri
Time Kadrijaj
Albana Bytyqi
Teuta Haxhiu
Bekë Berisha
Burim Ramadani
Lista Serbe – 9 mandate
Zlatan Elek
Igor Simiq
Sërgjan Popoviq
Slavko Simiq
Jovana Radosavljeviq
Liljana Stefanoviq
Milan Joksimoviq
Branislav Nikoliq
Tanja Vujoviq
Partitë e komuniteteve të tjera
Koalicioni Demokratik i Turqve të Kosovës (KDTP)
Fikrim Damka
Fatma Taçi
Za Slobodu, Pravdu i Opstanak (ZSPO)
Nenad Rashiq
Koalicija Vakat
Rasim Demiri
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)
Elbert Krasniqi
Nova Demokratska Stranka (NDS)
Emilija Rexhepi
Socijaldemokratska Unija (SDU)
Duda Balje
Partia Ashkalinjve për Integrim (PSA)
Artan Asllani
Partia Liberale Egjiptiane (PLE)
Veton Berisha
Jedinstvena Goranska Partija (JGP)
Adem Hoxha
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK)
Albert Kinolli
Mbetet të shihet se kur do të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të zgjedhur e popullit të japin betimin dhe të marrin zyrtarisht mandatin, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit më pas.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë












