Botërori 2026
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë
Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, nuk i fshehu emocionet pas kualifikimit historik në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026. Menjëherë pasi Ruben Vargas realizoi penalltinë vendimtare ndaj Kolumbisë, mesfushori zviceran u rrëzua në fushë dhe shpërtheu në lot, duke përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, transmeton albinfo.ch.
“Për mua ishte një lehtësim i pastër. Njerëzit që më njohin e dinë se gjithmonë i bëj shumë presion vetes. Vetëm doja ta shijoja atë moment. Nuk e kupton menjëherë se çfarë ka ndodhur. Ishte e pabesueshme dhe diçka për të cilën ne si lojtarë, stafi, familjet tona dhe i gjithë vendi mund të jemi krenarë”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes.
Megjithatë, kapiteni theksoi se Zvicra nuk e konsideron të përfunduar misionin në këtë Botëror.
“Qëllimi ynë i parë ishte të kualifikoheshim në Kupën e Botës. I dyti ishte kalimi i fazës së grupeve, i treti avancimi në fazën tjetër. Tani kemi arritur edhe objektivin e katërt dhe kemi bërë histori. Por tashmë kemi një qëllim të pestë”, u shpreh ai.
Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me kampionen në fuqi të botës, Argjentinën, një sfidë që zgjon kujtime të hidhura për Xhakën. Dy kombëtaret u përballën edhe në Botërorin e vitit 2014, kur Argjentina fitoi 1:0 vetëm pas vazhdimeve, falë golit të Angel Di Maria në minutën e 118-të.
“Viti 2014 na lëndoi. Ishim shumë pranë që t’i eliminonim argjentinasit”, kujtoi mesfushori, i cili së bashku me Ricardo Rodriguez janë të vetmit lojtarë të skuadrës aktuale që ishin pjesë e atij takimi.
Xhaka foli me respekt edhe për Lionel Messin, rivalin e tij të radhës.
“Është një privilegj të luash në epokën e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ata janë dy nga futbollistët më të mëdhenj në histori”, tha kapiteni zviceran.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi Murat Yakin vlerësoi edhe një herë rolin e Xhakës në suksesin e ekipit.
“Ai e motivon vazhdimisht skuadrën me fjalët e tij. Është një kapiten i vërtetë, ka luftuar dhe ka vuajtur së bashku me ekipin. Nuk e dimë nëse ky do të jetë Botërori i tij i fundit, por ai po jep gjithçka për Zvicrën”, deklaroi Yakin./Albinfo,ch
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë












