Kosova

Pse Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj hoqën dorë nga mandati i deputetit?

Pse Ardian Gjini e Daut Haradinaj refuzuan mandatin e deputetit?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, dhe deputeti i zgjedhur Daut Haradinaj kanë hequr dorë nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Lajmi u bë i ditur gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se të dy kanë dërguar deklarata zyrtare për tërheqje.

“Dje kam pranuar dy e-maila nga kandidatët e AAK-së. Kandidatët Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë deklaruar se tërhiqen nga pranimi i mandatit të deputetit”, tha Radoniqi.

Pas këtij vendimi, mandatet e tyre do t’u kalojnë kandidatëve pasues në listën zgjedhore të AAK-së. Sipas KQZ-së, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të zënë vendet e liruara në Kuvend.

Arsyet e tërheqjes së Gjinit dhe Haradinajt nuk janë bërë ende publike, por supozohet se lirimi i vendeve nga deputeti është bërë vetëm për të kaluar mandeti i Bekë Berishës dhe Burim Ramadanit. /Albinfo.ch