Lajme
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën
Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë mënyrës se si qelizat nervore korrigjojnë vazhdimisht çdo lëvizje të trupit
Edhe lëvizjet më të zakonshme, si kapja e një filxhani kafeje, nuk përsëriten kurrë në të njëjtën mënyrë.
Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë mënyrës se si qelizat nervore korrigjojnë vazhdimisht çdo lëvizje të trupit, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Sipas studiuesve, qelizat nervore veprojnë si “vlerësues optimalë”, duke kombinuar informacionin që marrin nga trupi me parashikimet që bën truri.
Ky proces mbështetet te proprioceptimi, i njohur edhe si “shqisa e gjashtë”, e cila i mundëson trurit të dijë pozicionin dhe lëvizjen e trupit pa qenë nevoja ta shohim atë.
Studimi u krye te minjtë e trajnuar për të kapur pika uji. Duke përdorur kamera me shpejtësi të lartë dhe mikroskopi të avancuar, shkencëtarët çaktivizuan qeliza të caktuara nervore. Edhe pse minjtë vazhduan ta kryenin detyrën me saktësi, lëvizjet e tyre u bënë më të ngurta dhe më të përsëritshme, duke ngjarë më shumë me ato të një roboti.
Sipas autorëve, rezultatet tregojnë se truri nuk mbështetet vetëm në komandat e parapërgatitura, por edhe në informacionin e vazhdueshëm që merr nga muskujt, tendinat dhe nyjat për të përshtatur çdo lëvizje në kohë reale. Gjetjet janë publikuar në revistën shkencore Current Biology dhe mund të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të mekanizmave që kontrollojnë lëvizjen, si dhe në zhvillimin e trajtimeve për çrregullime neurologjike.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not Tradita unike e notit në lumenj po tërheq vëmendjen e botës, ndërsa qytetet zvicerane e kanë... -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











