Bota
BE nuk do t’i pezullojë kontrollet e reja kufitare pavarësisht shqetësimeve për vonesa
Sipas autoriteteve evropiane, sistemi synon të forcojë sigurinë kufitare dhe të identifikojë më lehtë personat që tejkalojnë afatin e lejuar të qëndrimit
Bashkimi Evropian ka refuzuar kërkesat e aeroporteve dhe kompanive ajrore për të pezulluar përkohësisht Sistemin e Hyrje-Daljeve (Entry/Exit System – EES), edhe pse ekzistojnë shqetësime se kontrollet e reja biometrike mund të shkaktojnë vonesa të gjata gjatë sezonit veror.
Industria e aviacionit kishte kërkuar që zbatimi i plotë i sistemit të shtyhej deri pas verës, duke paralajmëruar për radhë të gjata në aeroporte dhe pika të tjera kufitare, veçanërisht në destinacionet turistike.
Megjithatë, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se nuk planifikon pezullimin e sistemit, duke argumentuar se një vendim i tillë do të krijonte zbatim të pabarabartë të rregullave në shtetet anëtare.
EES regjistron në mënyrë elektronike hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jashtë BE-së përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe njohjes së fytyrës, duke zëvendësuar vulat tradicionale në pasaporta. Sipas autoriteteve evropiane, sistemi synon të forcojë sigurinë kufitare dhe të identifikojë më lehtë personat që tejkalojnë afatin e lejuar të qëndrimit, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Komisioni Evropian pranon se probleme operative janë identifikuar në rreth 20 pika kufitare, por thekson se po punohet për përmirësimin e funksionimit të sistemit dhe se nuk ka plane për pezullimin e tij në nivel të BE-së.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












