Lajme
Gjermani: Sulm me armë dhe thikë në një shkollë në Bavari, raportohet për disa të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjermaninë, ku disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi të dhunshëm në një shkollë të mesme (gjimnaz) në qytetin Schongau të Bavarisë. Policia lokale ka bërë të ditur se autori i dyshuar i sulmit është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Sipas informacioneve të para nga autoritetet gjermane, sulmi ka ndodhur në ambientet e shkollës “Welfen Gymnasium”. Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social X, policia bavareze konfirmoi arrestimin e një të dyshuari 16-vjeçar. Raportohet se dy vajza 13-vjeçare kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar me urgjencë në spital, teksa numri total i të lënduarve mbetet ende nën hetim, transmeton albinfo.ch.
”Në këto momente, dimë që disa persona janë lënduar në gjimnazin Welfen. Një i dyshuar është ndaluar”, deklaroi policia, duke i bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth shkollës për të lejuar operacionin e forcave të sigurisë.
Ndërhyrja e forcave të emergjencës
Një numër i madh policësh dhe ekipesh mjekësore, përfshirë gjashtë helikopterë të ndihmës së shpejtë, janë dislokuar në vendngjarje. Për prindërit dhe të afërmit e nxënësve, autoritetet kanë ngritur një pikë pritjeje dhe asistence psikologjike në stacionin e zjarrfikësve të qytetit, i cili ndodhet më pak se 100 kilometra në jugperëndim të Mynihut.
Hetimet fillonare sugjerojnë se adoleshenti ka qenë i pajisur me një thikë dhe një armë zjarri, ndërsa motivet e këtij akti mbeten ende të paqarta. Policia po heton nëse bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm të tipit “Amok” (sulm i tërbuar ndaj personave të rastësishëm) apo për një konflikt personal.
Sulmet në shkollat gjermane, një shqetësim në rritje
Gjermania është përballur me disa sulme të ngjashme në institucionet arsimore dhe hapësirat publike gjatë viteve të fundit.
Incidenti më i fundit i ngjashëm në një ambient shkollor ndodhi në shtator të vitit 2025, kur një 17-vjeçar me origjinë kosovare plagosi rëndë me thikë një mësuese 45-vjeçare në një shkollë profesionale në qytetin Essen. Sipas prokurorisë së asaj kohe, sulmi kishte motive xhihadiste, ndërsa i dyshuari kishte sulmuar gjithashtu rojen e një shkolle fillore dhe një kalimtar të rastësishëm në rrugë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not














