Kosova
Gjashtë nxënës nga Kosova përfaqësuan vendin në programin prestigjioz EAGLE 2026 në SHBA
Gjashtë nxënës nga Kosova, të shoqëruar nga mentorja Ariana Gerqari, morën pjesë në programin prestigjioz EAGLE 2026 (Excellence in AI and Global Leadership), një iniciativë e Byrosë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA) të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, e zbatuar nga Legacy International, përcjell albinfo.ch.
Kosovën në këtë program e përfaqësuan Mat Baruti, Art Qorraj, Ardisa Hamiti, Leart Obertinca, Rigon Haxhijaj dhe Rrita Canolli.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, nxënësit morën pjesë në një sërë aktivitetesh edukative, kulturore dhe të lidershipit në Seattle dhe Washington, D.C.. Programi përfshiu trajnime intensive, punëtori dhe vizita studimore në kompanitë lider të teknologjisë si Google, Amazon dhe Microsoft, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me zhvillimet më të fundit në inteligjencën artificiale, inovacion dhe teknologji.
Në kuadër të programit, ata vizituan edhe Byronë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA) pranë Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ku u informuan për programet amerikane të shkëmbimit arsimor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Një pjesë e rëndësishme e kësaj eksperience ishte edhe qëndrimi pranë familjeve pritëse amerikane, që u dha të rinjve nga Kosova mundësinë të njihnin nga afër kulturën, jetën e përditshme dhe mikpritjen amerikane, si dhe të krijonin miqësi e lidhje ndërkombëtare që pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Programi EAGLE 2026 mblodhi të rinj nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut, me synimin për të zhvilluar aftësitë e tyre në lidership, komunikim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore.
Pjesëmarrja e nxënësve kosovarë u vlerësua si një arritje e rëndësishme dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të përfaqësuar vendin në një program ndërkombëtar të mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Gjatë zhvillimit të programit, aktivitetet e pjesëmarrësve u pasqyruan edhe në kanalet zyrtare të Byrosë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA), duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimin e të rinjve në këtë iniciativë.
Në përmbyllje të programit, pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen e tyre për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Departamentin e Shtetit, ECA, Legacy International, American Councils Kosova, organizatorët, mentorët, familjet pritëse dhe të gjithë partnerët që kontribuuan në realizimin e kësaj përvoje.
Ata theksuan se kjo eksperiencë do të mbetet një kujtim i paharrueshëm dhe një investim i rëndësishëm në zhvillimin personal, akademik dhe profesional të secilit pjesëmarrës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit Pushimet verore kanë sjellë trafik të rënduar në Zvicër, ndërsa autoritetet rekomandojnë rrugën alternative përmes San... -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale -
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët













