Futboll

Sonte përballja Norvegji – Angli për gjysmëfinalen e Botërorit

Sonte nga ora 23:00, në stadiumin “Hard Rock” në Miami zhvillohet një nga çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, ku do të përballen Norvegjia dhe Anglia.

Në këtë ndeshje përballen dy nga sulmuesit më të mirë në botë, Erling Haaland dhe Harry Kane.

Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Argjentinës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet në orët e para të mëngjesit të nesërm, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, ndeshja mes Norvegjisë dhe Anglisë ishte paralajmëruar se mund të shtyhet shkaku i temperaturave të larta.