Lajme
Lucern: Një hotel përfshihet nga zjarri, një zjarrfikës i lënduar
Një zjarr shpërtheu të dielën në mbrëmje në Lucern, në një pronë ndodhet pranë stacionit të trenit teksa raportohet për një zjarrfikës të lënduar.
Klientët dhe stafi arritën të evakuoheshin në kohë.
Zjarri që shpërtheu të dielën në mbrëmje në hotelin Continental Park në Lucern është nën kontroll teksa kishte përfshirë disa dhoma.
Një zjarrfikës u transportua në spital
Një zjarrfikës u lëndua lehtë në krah dhe u transportua në spital për kujdes, thanë zjarrfikësit e qytetit të Lucernës në një deklaratë të lëshuar natën e së dielës ndaj së hënës.
Sipas autoriteteve, 60 persona u evakuuan nga hoteli dhe ndërtesat fqinje, raporton RTS. Gjashtë persona dhe dy zjarrfikës u ekzaminuan si masë parandaluese për shkak të helmimit të mundshëm nga tymi, transmeton albinfo.ch.
Zjarr i lokalizuar
Alarmi u dha në orën 7:39 të mbrëmjes, tha Marcel Spengler, zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve të qytetit të Lucernës, për Keystone-ATS të dielën në mbrëmje. Rreth orës 22:00, zjarri ishte nën kontroll, por ende jo plotësisht i shuar. Shërbimet e emergjencës arritën gjithashtu të parandalonin përhapjen e zjarrit në ndërtesa të tjera.
Sipas Marcel Spengler, rreth 120 persona nga disa brigada zjarrfikëse u mobilizuan për këtë ndërhyrje të rëndësishme në Murbacherstrasse, pranë stacionit të Lucernës.

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane














