Kosova
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë përfundon misionin me një mesazh lamtumirës
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, ka përmbyllur zyrtarisht mandatin e tij diplomatik në Kosovë. Përmes një video-mesazhi të publikuar nga Ambasada e Zvicrës, diplomati zviceran i ka adresuar fjalët e tij të lamtumirës qytetarëve dhe partnerëve në Kosovë.
Në mesazhin e tij falënderues, ambasadori Sprecher shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mikpritjen gjatë qëndrimit në Kosovë.
”Të dashur miq dhe partnerë, i dashur popull i Kosovës. Ka ardhur momenti, unë po largohem. Do të doja t’ju falënderoja për miqësinë, besimin dhe mbështetjen tuaj, si dhe për shkëmbimet e mrekullueshme që kemi pasur. Faleminderit dhe mirupafshim,” është shprehur Sprecher në videon e tij përmbyllëse.
Zvicra mbetet një nga partnerët kryesorë strategjikë dhe mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit të Kosovës, si dhe shtëpi e një diaspore të madhe kosovare.
https://www.facebook.com/reel/1331601209090507/?app=fbl
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë Çmimet e banesave janë rritur ndjeshëm në dy dekadat e fundit, ndërsa qiramarrësit afatgjatë përfitojnë nga... -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji













