Kosova

Pritje të gjata në disa pika në hyrje dhe dalje të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se janë regjistruar pritje të gjata në disa pika në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Në hyrje të vendit pritjet më të gjata, deri në një orë, janë në Muçibabë.

Deri në 30 minuta janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës në Vërmicë, teksa në Bërnjak, te Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit, pritjet shkojnë deri në 20 minuta, transmeton albinfo.ch.

Sa u përket pikave në dalje të vendit, pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë, deri në 20 minuta.

Hani i Elezit, Jarinje, Vërmicë janë pikat ku pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera, si në hyrje ashtu edhe në dalje të vendit janë vetëm pritjet e kontrolleve rutinë.