Botërori 2026
Çfarë u dhuroi Messi bashkëlojtarëve pas Botërorit? Videoja në TikTok zbulon gjithçka
Një video e publikuar në TikTok nga partnerja e mbrojtësit argjentinas Marcos Senesi ka zbuluar dhuratën e veçantë që Lionel Messi u bëri bashkëlojtarëve të tij pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Gjesti i kapitenit argjentinas është bërë viral në rrjetet sociale.
Lionel Messi ka tërhequr sërish vëmendjen e tifozëve, kësaj radhe jo me paraqitjet në fushë, por me një gjest të veçantë ndaj bashkëlojtarëve të kombëtares argjentinase pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Një video e publikuar në TikTok nga Kelci-Rose Bowers, partnerja e mbrojtësit Marcos Senesi, ka zbuluar dhuratat që kapiteni u kishte përgatitur lojtarëve të Argjentinës.
Sipas pamjeve të publikuara, secili prej futbollistëve mori një set të personalizuar për përgatitjen e pijes tradicionale argjentinase mate. Dhurata përfshinte një çantë lëkure me emrin e lojtarit, stemën e Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe logon e Kupës së Botës, si dhe një termos të artë Stanley me logon personale të Messit. Në komplet ndodheshin edhe ena për mate, bombilla (pipë metalike) dhe yerba mate.
Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku tifozët vlerësuan gjestin e 39-vjeçarit, duke e cilësuar si një tjetër dëshmi të rolit të tij si lider brenda kombëtares argjentinase. Shumë komentues theksuan se Messi ka ruajtur traditën e krijimit të një atmosfere familjare në ekip edhe pas përfundimit të turneut.
Edhe pse Argjentina nuk arriti ta mbrojë titullin botëror, pasi u mposht nga Spanja në finalen e Kupës së Botës 2026, gjesti i Messit u prit me shumë simpati dhe u kthye në një nga historitë më të komentuara të ditëve të fundit në mediat sportive dhe rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/rosariotres/?hl=en&utm_
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false
Jeta në Zvicër
-
Shoferi i ikën kontrollit të policisë – Lëndohen dy policë Ata u dërguan në spital me ambulancë dhe ndërkohë anë liruar. Makina e policisë u dogj... -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit












