Jeta në Zvicër
10 vjet burg shqiptarit për vrasjen e bashkëkombësit para shtëpisë publike
Gjykata regjionale në Biel/Bienne, kantoni i Bernës ka dënuar të premten një shqiptar të Maqedonisë me dhjetë jet burg për vrasje me paramendim. Është konstatuar se ai ka vrarë një kosovar në parkingun e një shtëpie publike
Dy vjet më parë shqiptari 43 vjeçar nga Maqedonia pati vrarë bashkëkombesin e tij 39 vjeçar nga Kosova. Ky krim ka ndodhur në afërsi të një shtëpie publike (sexlub) në lokalitetin Lätti të komunës Rapperswil, të kantonit të Bernës. Sherri në mes të dy shqiptarëve kishte nisur deri sa ata ende ndodhesin brenda klubit, në bar.
Kosovari tashmë i ndjerë ishte aty së bashku me dy zviceranë, të cilët bashkë me prostitutat e lokalit kishin provuar t`i pajtonin palët në konflikt. Pastaj të tre shokët ishin nisur për në shtëpi por e kishin ndërruar mendjen dhe ishn kthyer në lokal për të kërkuar sqarime nga shqiptari i Maqedonisë, shkruan bernerzeitung.ch. Në parkingun e klubit konflikti ishte përshkallëzuar kështu që kosovari kishte marrë plagë të rënda nga thika, prej të cilave vdes pak më vonë në spital.
Sipas konstatimit të bërë nga trupi gjykues i Gjykatës Regjionale në Biel/Bienne, dorasi së pari e kishte goditur me thikë njërin nga shokët zviceranë të kosovarit, duke i shkaktuar plagë serioze në gjoks. Pastaj ai e ka therur kosovarin i cili nga plagët e marra ka vdekur në spital.
Shqiptari i Maqedonisë ka pranuar para trupit gjykues se kishte pasur me vete një thikë dhe se thika që policia e ka gjetur afër vendit të krimit, ka qenë e tij. Por ai thotë se nuk e di kush i ka shkaktuar therjet me thikë. Ndërkohë që për trupin gjykues është krejtësisht e sigurt se therësi është vet ai, transmeton albinfo.ch.
Kjo dëshmohet qartë edhe nga gjurmët e ADN-së, të gjetura përveç tjerash edhe në thikën në fjalë.
Prokurori ka kërkuar dënim me 12 vjet burg për vrasje ndërsa avokati i të akuzuarit është shprehur për shpalljen e pafajësisë së tij lidhur me akuzën kryesore, të vrasjes me paramandim. Sipas avokatit, klienti i tij kishte dashur vetëm të mbrohej nga tre personat që e kishin sulmuar. Në tollovinë e krijuar nuk mund të dëshmohet planifikimi i tij për të kryer vrasjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














