Shkurt.ch
Sommaruga viziton një kamp të refugjatëve në Etiopi
Presidentja federale, Simonetta Sommaruga ka vizituar të dielën një kamp të refugjatëve (Sheder) në lindje të Etiopisë, me ç`rast ka bërë edhe përurimin e fillimit të punëve për një projekt zviceran dedikuar shëndetësisë.
Duke përshëndetur angazhimin e Zvicrës, presidenti i regjionit Somali te Etiopisë i ka organizuar një pritje të përzemërt delegacionit të Sommaruga-s. Ai në fjalën e tij përshëndetëse, duke iu referuar vizitës dhe përurimit të projektit ka thënë se bëhet fjalë për një “ditë historike” për regjionin e tij, shkruan srf.ch.
Etiopia aktualisht është duke strehuar më shumë se 700 mijë refugjatë nga Somalia, Eritrea dhe Sudani. Vetëm kampi Sheder të cilin e ka vizituar Sommaruga u ofron strehim 14.000 vetave. Zvicra merr pjesë në mënyre indirekte në financimin e këtij kampi, permes organizatave të ndryshme humanitare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit Vala e zgjatur e të nxehtit ka shkaktuar rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për kondicionerë në... -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit












