Uncategorized
Dusseldorfi feston shqip
Gjatë gjithë kohës të pranishmit i kanë shoqëruar këngëtari Dren Abaz dhe mbretëresha e jazz-it Eda Zari
Shumë bashkatdhetarë ishin mbledhur në Dusseldorf të Gjermanisë për të festuar 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit. Të pranishmit gjatë gjithë kohës i kanë shoqëruar tingujt e muzikës së Dren Abazit dhe Zig Zag Orchestrës, dhe performansës së Baletit Kombëtar të Tiranës, jazz-it nga Eda Zari dhe violinës së Ersi Gegës.
Këtë manifestim e organizoi Ministria kosovare e Diasporës në bashkëorganizim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.
Në Dusseldorf ishite i pranishëm ministri i Diasporës, Valon Murati, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, kryetarin e qytetit të Dusseldorfit, Thomas Geisel etj.
Murati, siç thuhet në njoftimin e MeD, uroi të gjithë bashkatdhetarëve të pranishëm në Robert Schuman Saal festën e Flamurit duke falënderuar njëkohësisht edhe miqtë gjerman të cilët kanë shtrirë dorën e ndihmës në kohët më të nevojshme për kombin tonë.
“Sonte është natë ku flasin artistët e jo politikanët. Ndihem i privilegjuar që festoj këtë festë kombëtare së bashku me bashkëkombësit e mi në mërgatë, sepse jeni ju, gjeneratat e diasporës shqiptare të cilat dhatë kontributin tuaj të pazëvendësueshëm si në pavarësinë e Shqipërisë e po ashtu edhe në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të pavarësisë së Kosovës”, tha ministri Murati, raporton Albinfo.Ch.
Pas gala mbrëmjes, ministri Murati në shoqërim të kryetarit të Parlamentit shqiptar, Meta ishte prezent në një takim me pjesëtarët e diasporës shqiptare të profileve të ndryshme nga Dusseldorfi, Kolni, Bohumi, Esseni dhe Hageni, me të cilët bashkëbiseduan rreth punës së Ministrisë dhe planeve të përbashkëta për vitin 2016 posaçërisht rreth ngritjes së cilësisë dhe pjesëmarrjes së fëmijëve shqiptar në shkollat e mësimit plotësues.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













