Lajme
A do ta shkarkojë u.d. presidentja Osmani Valdete Dakën?
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka kritikuar Komisionin Qendror Zgjedhor, e sidomos kryetaren e saj, Valdete Daka.
Ajo në një adresim para pak minutash, ka thënë se nëse ndodh që partitë dhe qytetarët, sipas saj, të ballafaqohen sërish me atë çfarë ndodhi të premten, kur disa parti nuk u certifikuan, do të detyrohet të marrë të gjitha masat sipas përgjegjësive që ka dhe të cilat i parasheh Kushtetuta.
“Do të detyrohem të marr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe të këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh Ligji për zgjedhjet dhe Kushtetuta e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi. Prandaj, këtë test të demokracisë duhet ta kalojmë të gjithë së bashku me besim dhe maturi”, ka thënë Osmani, raporton koha, transmeton Albinfo.ch.
Ajo ka kritikuar kryetaren Daka se nuk është e thirrur të shtyjë përpara agjenda partiake dhe të ngre kurthe për partitë e tjera.
LEXO EDHE: Pas AAK-së, edhe Nisma ankohet në PZAP për moscertifikim
Të premten, KQZ-ja nuk miratoi listat e disa subjekteve politike, me arsyetimin se është bazuar në aktgjykimin e fundit të Kushtetueses, që nuk lejon kandidimin e atyre që janë të dënuar për vepra të ndryshme penale në tre vjetët e fundit.
Ky vendim ka prekur edhe VV-në, pasi lideri i saj, Albin Kurti, është i dënuar me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Vjosa Osmani me iniciativën e saj qytetare i është bashkuar VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Edhe listat e AAK-së, Nismës dhe disa subjekteve më të vogla nuk u certifikuan. Shumë prej tyre sot kanë shtruar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















