Lajme
A do të bëhen katër ditë pune në SHBA?
Studimet e fundit tregojnë që java e punës e shkurtuar në vetëm katër ditë përmirëson mirëqënien e njerëzve, megjithatë sfidë mbetet niveli i produktivitetit që mund të kenë bizneset.
Ideja për të punuar tetë orë në ditë për vetëm katër ditë në javë, por për të fituar të njëjtën pagë është mirëpritur nga Iria Ondo. “Nëse keni një biznes tjetër, mund të punoni aty ose të pushoni në shtëpi, të kaloni kohë me familjen tuaj”, ka thënë ajo për Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, biznesmeni James Rogers nuk pajtohet me këtë mundësi. “Ne kemi nevojë për javë më të gjata të punës vetëm për të përfunduar punën që kemi në kohë”, thotë ai për Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Sipas organizatës 4 Day Week Global dhe programet e tyre disamujore nxorën përfundim se kjo formulë sjell disa përfitime, duke përfshirë më pak lodhje dhe pagjumësi të punëtorëve dhe një rënie prej 65% të mungesave në punë, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka marrë edhe përkrahjen e disa kongresmenëve. Demokrati Mark Takano riparaqiti së fundmi një propozim për të vendosur një javë pune 32-orëshe në mbarë vendin pa ulje page por që nuk ka mbështetjen e republikanëve. “Do të jetë ndryshe për hidraulikët, marangozët dhe njerëzit që punojnë në linjën e montimit. Se si do të vihet e gjithë kjo në një ekuilibër pagash, nuk i kam të gjitha përgjigjet për këtë”, tha ligjvënësi Mark Takano për Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











