Lajme
A do të festohet këtë vit Halloween-i?
31 tetori, që njihet botërisht si Dita e shpirtërave të ligj apo Halloweeni, këtë vit e ka gjetur botën në një gjendje ndryshe.
Pandemia mbase do të kushtëzojë festimin e Halloween-it në shumë vende të botës, bazuar në situatën me koronavirus.
Një nga këto vende është Italia, ku nuk pritet të mbahet kjo festë.
Këtë e ka bërë me dije guvernatori rajonal italian, Vincenzo De Luca, i cili ka thënë se për shkak të grumbullimeve masive që ndodhin në këtë natë, do të ketë një shtetrrethim, raporton Reuters.
Luca këtë datë e ka quajtur “një budallallëk i madh amerikan”, duke shtuar se mbyllja gjatë kësaj nate do të ndodhë nga ora 22:00.
“Halloween është një marrëzi e madhe. Një marrëzi amerikane që ne e kemi importuar në vendin tonë”, ka shtuar ai.
Italia ditëve të fundit ka shënuar rekord të rastesh me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet italiane raportuan të enjten 8.804 raste pozitive me COVID-19.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025














