Kosova
A do të ketë marrëveshje mes LDK-së e VV-së para 6 janarit?
Lutfi Haziri thotë se Kurti duhet ta sigurojë shumicën për ta marrë mandatin
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në DPT te Fidani ka komentuar caktimin e datës nga kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të shkuar për mandatim te presidenti.
Haziri thotë se Kurti duhet ta sigurojë shumicën për ta marrë mandatin, ndërsa përmend se partia e tij i ka premtuar VV-së që do t’ia votojë një qeveri të pakicës, pa u bërë pjesë e saj. Ndërkaq, nuk tregon nëse LDK-ja do të krijojë marrëveshje me VV-në para 6 janarit.
“Me marrë mandatin, duhet me siguru shumicën. Ai e ka një shumicë të premtuar të LDK-së. Ne jemi marrë vesh se ai që ka një votë më shumë sipas KQZ-së, e ka mandatin për kryeministër. Këtë rast ne e kemi lejuar me kohë”, ka thënë Haziri.
Ai ka folur edhe për tri refuzimet që Kurti ia ka bërë Thaçit kur ky e ka ftuar t’ia japë mandatin për ta formuar Qeverinë.
“Raporti i presidentit në dhënien e mandatit është i rregulluar me Kushtetutë. Ka pasur zëra që Presidenti nuk dëshiron t’ia japë mandatin Kurtit. Kjo ka rënë në ujë”, ka thënë Haziri në DPT te Fidani.
Sipas Hazirit, Kurti mund të ketë menduar që t’i ikë javës me ditë festa, e të fillojë nga 7 janari të angazhohet për krjimin e Qeverisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













