Lajme
A do të ketë valë të dytë të virusit në Kosovë?
Gjatë muajit shtator në Kosovë është shënuar një rënie e lehtë e të infektuarve me koronavirus, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Muajt korrik e gusht kanë qenë kulmi i të infektuarve, ku shifrat ditore kanë qenë kryesisht treshifrore, kurse në ditët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus nuk ka kaluar shifrën 76.
Po ashtu, është shënuar edhe rënie e rasteve të vdekjeve si pasojë e koronavirusit.
Në shtatë ditët e fundit 30 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se këtë vjeshtë Evropa duhet të jetë e përgatitur për më shumë vdekje nga COVID-19, kjo pasi ka filluar të rritet numri i të infektuarve në Evropë, e që rrjedhimisht parashihet të ketë më shumë vdekje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shënuar rekord ditor të rasteve të reja me koronavirus, meqë në gjithë botën janë regjistruar 307,930 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.
Kjo organizatë ka thënë më 14 shtator se përgjatë një dite janë regjistruar edhe 5,500 vdekje, duke e çuar totalin e viktimave në 917,417. Rritja më e madhe e infektimeve është raportuar në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil, përcjell Albinfo.ch.
Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla, në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë tha se derisa virusi është i pranishëm në mesin tonë, ekziston rreziku potencial që të kemi ngritje të numrit të rasteve apo valë të re të pandemisë.
‘’Në ditët e fundit në rajonin evropian jemi dëshmitarë të shtimit të numrit të rasteve sidomos në Spanjë, Francë, Itali, Angli, por edhe në vende të tjera. Duhet të jemi vigjilent, sepse mund të kemi rritje të numrit të rasteve dhe kjo varet ekskluzivisht prej masave të parapara nëse ato respektohen në mënyrë rigoroze, atëherë mund të mbahet situata nën kontroll. Por, assesi nuk bën që të ripërsëritet gjendja kur u bë lirimi i masave gjatë fundit të majit në Kosovë, pa ndonjë kontroll të duhur’’, tha Syla.
Mikrobiologu Lul Raka nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, tha se rihapja e shkollave dhe kthimi në hapësira të mbyllura për shkak të ftohjes së motit pashmangshëm do ta shtojnë qarkullimin e njerëzve.
Ai shton se sezoni vjeshtor e rikthen edhe virusin e gripit sezonal.
“Të gjithë këta faktorë janë elemente për shqetësim në rritjen e rasteve të sëmundjes.
Prandaj, kjo edhe më shumë e fuqizon rolin e zbatimit të masave parandaluese nga popullata dhe mbikëqyrjen e tyre nga organet shtetërore.
Rezultati përfundimtar do të varet nga vetë qytetarët e Kosovës dhe nga institucionet qeveritare.
Numrat e ditëve të fundit, të cilët kanë trend të uljes, na kanë treguar qartë rezultatin pozitiv të një bashkëveprimi të tillë sinkronik’’, tha Raka.
Edhe shpejtësia e gjurmimit të kontakteve, sipas ekspertëve, është e rëndësishme për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes dhe duhet të bëhen përpjekje për të shkurtuar kohën e nevojshme për secilin hap në procesin e testimit, njoftimit për rezultat dhe gjurmimit të kontaktit. Deri atëherë duhet përgatitur sa më mirë me teste, staf dhe pajisje mjekësore.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












