Tematike
A do të lejohen personat me “Vizë F” të udhëtojnë jashtë vendit?
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës po debaton sot për këtë çështje ndërsa Dhoma Nacionale ka votuar që të ketë përjashtime
A duhet që refugjatët dhe emigrantët që konsiderohen “të pranuar përkohësisht”- të pajisur me Lejeqëndrimin F – në Zvicër të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit – për shembull për të vizituar të afërmit?
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës po debaton sot për këtë çështje, raporton srf.ch.
Ndërkohë që Qeveri Federale planifikon të ankorojë në ligj një ndalim udhëtimi, Dhoma tjetër e parlamentit, ajo Nacionale, ka votuar që të ketë përjashtime nga ky ndalim, transmeton albinfo.ch.
Kjo prek rreth 50,000 njerëz në Zvicër, veçanërisht sirianët. Wiam Mohamad, një siriane e ardhur këtu para gjashtë vitesh, si refugjate ka të afërm në Gjermani, por nuk lejohet t’i vizitonë ata.
Ajo është ndihet keq me faktin që është e kufizuar me F-ID e saj, kështu që nuk i lejohet të udhëtojë.
Personat e pranuar përkohësisht mund të aplikojnë në zyrën e migracionit në kantonin e tyre për një udhëtim jashtë vendit, por kjo mund të miratohet vetëm në kushte të caktuara. Për shembull, në rastin kur një i afërm është i sëmurë rëndë ose ka vdekur tashmë.
Por ndalimi i udhëtimit e ka kufizuar atë edhe profesionalisht, thotë Wiam Mohamad. Shkolla në të cilën punon (si asistente e mësuesit) 32-vjeçarja donte t’i çonte fëmijët në Europa Park në Gjermani, përcjell albinfo.ch. “Më thanë se nuk mund të shkoja me ta – për shkak të mungesës së lejes.
Në këto momente ndihem shumë e vogël”, thotë Wiam Mohamad.
Wiam Mohamad shpreson se ndalimi i udhëtimit tani do të zbutet përfundimisht. Jo vetëm për të, por edhe për 50,000 personat e tjerë të prekur që janë të huaj, të pranuar përkohësisht në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














