Tematike
A do të mbarojë bllokimi më 22 mars apo jo: Parlamenti do të vendosë tani
Mbi të gjitha, Komisioni Ekonomik dëshiron të përshpejtojë hapjen dhe t`i bëjë të qasshme për njerëzit, të gjitha bizneset hotelierike, kulturore, të kohës së lirë dhe argëtuese
A ka mundësi që Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës të detyrojë përfundimin e bllokimit më 22 mars? Deputetët janë duke zhvilluar debat të gjallë lidhur me këtë, raportojnë drejtpërdrejtë nga parlamenti, mediat zvicerane.
Mbi të gjitha, Komisioni Ekonomik dëshiron të përshpejtojë hapjen dhe t`i bëjë të qasshme për njerëzit, të gjitha bizneset hotelierike, kulturore, të kohës së lirë dhe argëtuese.
Në po këtë vijë janë edhe deputetët e djathtë dhe para së gjithash, ata të SVP-së.
Burgherr (SVP) bën thirrje për një zbutje të menjëhershme të bllokimit
Kështu, sipas Thomas Burgherr nga SVP, numrat e koronës janë “jashtëzakonisht të shtrembëruar”. Fakti se vetëm rezultatet pozitive të testeve po llogariten, është skandaloz.
Ai ka bërë thirrje për një zbutje të menjëhershme të bllokimit. “Ne po shkatërrojmë prosperitetin tonë”, transmeton albinfo.ch. Numri i rasteve të kurorës po ulet, vështirësitë financiare po rriten, dhe restorantet madje po mbyllen , njëri pas tjetrit.
Deputeti tjetër i po kësaj partie, Aeschi kritikon faktin se vetëm rastet pozitive dhe jo ato negative paraqiten në statistikë, gjë që çon në një falsifikim. “Ne ju kërkojmë të llogaritni saktë shkallën e pozitivitetit në të ardhmen”, thotë Aeschi. Ai ka kërkuar po ashtu hapjen e tarracave për të vaksinuarit, në vendpushimet e skive.
Megjithatë, SVP duket se ka mbetur e vetmuar në kërkesat e saj për hapjen “turbo” (të shpejtë). Kjo pasi që shefgi i grupit püarlaentar të FDP, Beat Walti është shprehur kundër hapjes pa u përmbushur kushtet e duhura.
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë së Gjelbër, Balthasar Glättli bën thirrje për një ofensivë testimesh. Kantoneve duhet t’u jepet më shumë mbështetje në gjurmimin e kontakteve, sipas tij.
Jacqueline Badran (SP): “Kjo është arrogante”
Jacqueline Badran nga PS i konsideron “arrogante dhe të turpshme” kërkesat e pakicës së djathtë. Hapja shumë herët është e rrezikshme. Aplikimi i një sistemi tëngurtë “të semaforit”, gjithashtu nuk është i dobishëm. Kjo ide ka dështuar në Gjermani dhe Itali.
Berset mbron kursin e koronës
“Edhe ne duam të hapemi sa më shpejt të jetë e mundur” tha Berset duke ju drejtuar deputetëve. “Ne duam të kthehemi në normalitet në vitin 2021. Por ne gjithashtu kemi për detyrë të drejtojmë Zvicrën përmes kësaj stuhie “.
Prandaj, nuk ka kohë për debat të gjerë, siç ndodh zakonisht.
Berset shprehet kundër hapjeve të kërkuara “turbo”. Qeveria federale synon hapjen, të shoqëruar me vaksinime dhe testime, përcjell albinfo.ch. “Por as vaksinimi dhe as testet nuk vijnë brenda natës,” thotë Berset. “Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të kujdesshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












