Lajme
A do të mund të rimëkëmbet ekonomia botërore më 2021
Duket se pandemia e COVID-19 i ka lëkundur ekonomitë anëmbanë globit. Shumë analistë janë të një mendjeje se kjo pandemi ka shkaktuar krizën më të rëndë ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumë pak analistë, mbase asnjëri, kanë qenë të përmbajtur në vlerësime. COVID-19 ka ndikuar në pothuajse të gjitha vendet si dhe ka infektuar më shumë se 63 milionë njerëz në botë, tregojnë të dhënat.
Që nga dhjetori i vitit 2019, më shumë se 1.25 milion kanë vdekur si pasojë e pandemisë. Më shumë se gjysma e popullatës së botës kanë përjetuar një lloj izolimi dhe kufizimi në lëvizje. Kjo është hera e parë ndonjëherë që ky lloj i masave është vendosur në këtë shkallë.
Disa qeveri kanë ofruar ndihma masive financiare për të mbrojtur firmat, familjet dhe individët. Që nga muaji mars i vitit 2020, në total, këto shpenzime kanë arritur në më shumë se rreth 12 trilionë dollarë.
Ky infuzion i parave të gatshme të qeverive, nuk e ka ndaluar lëngatën e ekonomive – ose pothuajse kolapsin – për shkak të një përçarjeje të aktivitetit ekonomik, udhëtimeve, zinxhirëve të furnizimit etj.
Bruto Prodhimi i Brendshëm global këtë vit pritet të bjerë për 4.5 për qind, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Sipas një studimi të bërë publik në fund të muajit nëntor, nga konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), kriza mund të çojë rreth 130 milionë njerëz në varfëri ekstreme. Raporti thotë se situata do të jetë më e cenueshme dhe do të ketë përkeqësim të pabarazisë. Përveç pasigurisë, në muajt e fundit të vitit 2020 një valë e dytë e të infektuarve u regjistrua në pjesën më të madhe të Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe gjetkë.
Duke pasur parasysh shkallën dhe thellësinë e krizës, cilat mund të jenë mundësitë e një rimëkëmbjeje ekonomike në vitin 2021?
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim











