Lajme

A do t`i lejojë Kantoni i Cyrihut testet falas për të rinjtë deri 25 vjeç?

Kauzën e SVP-së, kësaj radhe e kanë mbështetur Partia e Qendrës (Die Mitte) si dhe pjesë të PS, të Gjelbërve dhe PPE

Parlamenti i kantonit të Cyrihut planifikon të diskutojë shpejt lidhur me testet e koronës falas për të rinjtë. Të hënën, Këshilli Kantonal  (parlamenti), me 78 vota pro, ka shpallur urgjente një kërkesë përkatëse të bërë nga SVP, raporton srf.ch.

Kjo parti dëshiron që testet e koronës të jenë sërish falas për personat deri në 25 vjeç, trasnmeton albinfo.ch. Sepse nëse këto teste nuk do të jenë falas, atëherë ky është një lloj vaksinimi i detyrueshëm, sidomos për të rinjtë dhe të varfërit.

Kauzën e SVP-së, kësaj radhe e kanë mbështetur Partia e Qendrës (Die Mitte) si dhe pjesë të PS, të Gjelbërve dhe PPE.

Përpara se tema të kthehet në parlament, Qeveria e Cyrihut duhet të japë mendimin e saj brenda pesë javësh, transmeton albinfo.ch. Nëse balanci i fuqisë në këshill mbetet ky që është, megjithatë, testet e koronës falas për të rinjtë mund të hidhen poshtë në mbledhjen e ardhshme të këshillit.

Kjo, për faktin se me atë rast kërkohet shumica e votave për të bërë bartjen përfundimtare në qeveri.

Në të njëjtën mbledhje, një tjetër postulat i SVP-së nuk u shpall urgjent. Ai kërklonte që testet e koronës të ishin falas për të gjithë.