Lajme
A duhet ta ndjekë Zvicra shembullin e Gjermanisë për teste në aeroporte
A duhet të bëjë Zvicra të njëjtën gjë, për të ulur karantinën
Sipas autoriteteve gjermane, nga e hëna do të ketë testime falas për të gjithë të kthyerit me një përgjigje në katër orë, për rezultat. Nese testimi rezulton negativ, nuk do të ketë karantinë, ndërsa nese testimi është pozitiv, atëherë karantina do t’i përcjellë për një periudhë të caktuar kohore, transmeton albinfo.ch.
Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Gjermani do të kenë mundësi të bëjnë testimin për Covid 19 në të gjitha aeroportet e Gjermanisë. Këtë vendim e kanë marrë ministrat e Shëndetësisë së 16 landeve të Gjermanisë, në koordinim me Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë, transmeton tutje albinfo.ch.
Ndërkohë, aeroporti i Cyrihut po vlerëson shembull të mirë dhe të ndjekë drejtimin e Gjermanisë dhe Austrisë në prezantimin e testeve të shpejtë të koronavirusit që mund të shkurtojnë kohën e karantinës.
Këto teste janë prezantuar tashmë në aeroportet në gjithë Gjermaninë dhe Austrinë dhe kanë qenë të suksesshëm në shkurtimin e kohës së karantinës.
Në Gjermani dhe Austri pasagjerët që marrin një provë negative mund të hyjnë në vend. Të premten, Gjermania njoftoi se testimi do të ishte falas për të gjithë të kthyerit.
Rezultatet janë në dispozicion brenda disa orësh, megjithëse ka pasur shqetësime në lidhje me besueshmërinë e testeve.
Aeroporti i Cyrihut ka bërë në dispozicion vullnetarisht testimin e koronavirusit, por politikanët zviceranë kanë argumentuar që testet duhet të bëhen të detyrueshme.
Këshilltari Kombëtar i FDP-së, Matthias Jauslin, argumentoi se të gjithë të kthyerit duhet të testohen me detyrim, duke i lejuar ata të kthehen në punë pa karantinë për aq kohë sa ata testojnë negativë.
Këshilltarja Kombëtare e SVP, Verena Herzog, u pajtua, megjithëse ajo tha se ishte me rëndësi thelbësore që testet të ishin të besueshme.
Jasmin Bodmer, një zëdhënës i Aeroportit të Cyrihut, ka thënë që tani testimet – të cilat kushtojnë CHF180 – do të mbeten vullnetare.
“Deri më tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë federale për teste të shpejta korona”. Edhe nga ata që testojnë negativisht në aeroportin e Cyrihut ende u kërkohet të kryejnë një karantinë dhjetë ditore nëse janë kthyer nga një vend me rrezik të lartë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim