Lajme
A e dini çka nënkupton shkronja “i” në fjalën iPhone?
Shkronja e vogël “i” përpara shumicës së produkteve të Apple është bërë aq e njohur sa që tani pothuajse askush nuk i kushton më vëmendje dhe akoma më pak njerëz e dinë se çfarë do të thotë në të vërtetë.
A keni menduar ndonjëherë se çfarë do të thotë në të vërtetë parashtesa “i”?
Zakonisht, njerëzit supozojnë se do të thotë – ‘inteligjent ose i pazëvendësueshëm’ – madje disa menduan se “i” do të thotë “telefoni im”, por nuk është kështu.
Në vitin 1998, Steve Jobs prezantoi iMac, produktin e parë të Apple me prefiksin tashmë të famshëm. Ideja e tij ishte e thjeshtë – “i” nënkupton atë për të cilën shumica e njerëzve do të përdorin një kompjuter personal, që është interneti.
Mirëpo, shpjegimi nuk mbaroi aty, kështu që Jobs më vonë zbuloi se çfarë simbolizon shkronja “i” dhe në fakt nuk është vetëm një fjalë, por pesë, të cilat simbolizojnë të gjithë identitetin e kompanisë së tij.
Përkatësisht, ai tha se pas shkronjës ‘i’ qëndron “individualiteti, udhëzimi, informacioni dhe frymëzimi”. Ai gjithashtu në mënyrë misterioze tha se në fakt “nuk kishte asnjë kuptim zyrtar”, duke aluduar në atë që potencialisht do të thotë “përemër personal” dhe ”udhëzime për qëllime edukative”.
Kompania shpejt filloi të përdorë ‘i’ në pothuajse të gjitha produktet, nga softueri iTools te hardueri, duke përfshirë iPod-in dhe përfundimisht morëm iPhone, megjithëse fillimisht pati komplikime ligjore, pasi Cisco përdori të njëjtin emër për produktin e saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit












