Lajme
A e ka në plan Biden të telefonojë Putinin?
Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka ndërmend të flasë tani për tani me homologun e tij rus, Vladimir Putin, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Ai shtoi se i takon Ukrainës të vendosë tashmë nëse dhe kur mund të negociohet një marrëveshje paqeje mes dy vendeve.
Ndërkohë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, zhvilloi dje një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, për herë të parë që nga shtatori, lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, njoftoi Kremlini, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.
Kremlini tha se gjatë telefonatës me Scholz, presidenti rus Putin kishte shprehur shqetësimin e tij për linjën shkatërruese të shteteve perëndimore, përfshirë Gjermaninë, të cilat po furnizonin me armë regjimin e Kievit dhe po trajnonin ushtrinë ukrainase.
“Putin pretendon se mbështetja ushtarake nga vendet perëndimore e bëri Ukrainën të mos kërkonte negociata me Rusinë”, sipas deklaratës.
Putin bëri thirrje gjithashtu për hetime ndërkombëtare ndaj sulmeve terroriste në gazsjellësit “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” në detin Baltik.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”














