Shqipëria
A e ka Shqipëria luksin të ndalojë hyrjen e turistëve rusë?
Shqipëria po bëhet gati për sezonin turistik ku qeveria për të thithur sa më shumë vizitorë ka hequr vizat me shumë vende, përfshirë edhe Rusinë.
Megjithëse fjala e presidentit Volodimir Zelenski në Parlamentin shqiptar hapi diskutimin nëse turistët rusë duhet apo jo të ndalohen në vendin tonë.
Në 2016-tën, në Shqipëri hynë mbi 15,000 turistë dhe deri më 2021-shin numri i vizitorëve rusë është dyfishuar, përcjell Albinfo.ch.
“Shqipëria nuk e ka luksin, ka nevojë për çdo lloj turisti. Duhet të ndahet pjesa politike me pjesën e biznesi. Ne kemi nevojë edhe për një turist të vetëm, jo më për një treg të madh siç është Rusia”, u shpreh tur operatori Fatos Cerenishti për Euronews Albania.
“Mendoj që shteti duhet të gjejë mënyrën për t’i filtruar ato njerëz. Këtu të mos të vijnë ata njerëz që janë kriminelë luftë apo vijnë për qëllime të tjera. Nuk mendoj që populli rus që është viktimë e një diktature, të mos vijë për pushime”, tha tur operatori Rrahman Kasa.
Në 6 vitet e fundit në Shqipëri kanë hyrë mbi 132 mijë turistë rusë. Sot ngrihet pyetja nëse këta turistë duhet të vijnë në vendin tonë apo jo?
Tur Operatori Besnik Vathi, mendon ndryshe. Për të vendimi pro ose kundër nuk do të ndryshonte asgjë sa i takon të ardhurave që vijnë nga sezoni turistik.
“Ardhja e turistëve rusë në Shqipëri nuk është në numër të madh. Ajo ka filuar me fluturime çarter në vitin 2019, u ndërpre në 2020 dhe në 2021 disa fluturime tepër të limituara. Nëse llogarisim si peshë specifike në totalin e turizmit shqiptar, pesha është e papërfillshme”, thotë Vathi.
Sipas tij, gjatë kohës së pandemisë turizmi në Shqipëri është mbajtur nga tregje të reja.
“Edhe këtë vit qeveria shqiptare ka ndërmarrë heqjen e vizave nga disa vende që filluan të vijnë për herë të parë vitin e kaluar dhe do vazhdojnë të vijnë edhe këtë vit”, sipas Vathit.
Për një pjesë të tur operatorëve ndalimi i turistëve rusë as nuk duhet të mendohet, në një kohë kur agjensitë e dy vëndeve po përpiqen ta konsolidojnë më shumë bashkëpunimin mes tyre.
“Është një treg i madh i cili sapo kishte filluar të frekuentonte bregdetin shqiptar dhe dëmi do jetë për momentin por edhe për perspektivën. Është një numër i konsiderueshëm turistësh”, deklaroi Cerenishti.
“Sidomos këtë vit ishim në diskutime me operatorë të fuqishëm nga ky vend për të rritur shkëmbimet turistike”, tha Vathi.
Në 6 vitet e fundit në Shqipëri kanë hyrë mbi 132 mijë turistë rusë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













