Shkurt.ch
A është e gatshme Zvicra për 10 milionë banorë?
Popullata zvicerane është në rritje e sipër. Në vitin 2035, në Zvicër pritet të jetojnë 10 milionë banorë. Por, kjo nuk paraqet ndonjë problem për planifikuesit e hapësirës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
10 milionë banorë nuk është ndonjë ide horror për planifikuesin e hapësirës, Lukas Bühlmann. Drejtori i Espace Suisse, shoqata zvicerane për planifikim hapësinor, është optimist: “Hapësirat për 10 milionë banorë që do të ketë nevojë Zvicra, mund t`i sigurojme në zonat ekzistuese”.
Dhe e gjitha kjo, pa pasur nevojë të betonizohet peizazhi. Duhet “ndërtuar nga përbrenda”. Ky është parimi i principi i rishikuar i planifikimit hapësinor, përcjell albinfo.ch. Ai kërkon ndërtim të parë në zonat ekzistuese të vendbanimit para se ndonjë truall të deklarohet si një zonë ndërtimi. Në zonën ekzistuese të ndërtimit ka ende boshllëqe, ku mund të kondensohet.
Bühlmann përfshin disa shembuj: “Nga njëra anë janë zonat industriale – në zonat SBB-së p.sh. ka zona që nuk janë të nevojshme, ku mund të nxiten zhvillime të tilla”. Dhe, pastaj ka edhe zona që po përdoren keq: “P.sh. godina një apo dykatëshe, tek të cilat mund të shtohet një apo dy kate”.
Kjo vlen jo vetëm për qytetet, por edhe për zonat rurale, përcjell albinfo.ch. Në mes të shumë fshatrave ka edhe zona të pazhvilluara, thotë Bühlmann.
Bühlmann nga Espace Suisse beson se Zvicra është tashmë në rrugë të mirë. Shqetësimi i iniciativës hapësinore është i justifikuar. Por ai gjithashtu sheh edhe probleme. “Shumica e kantoneve tashmë i kanë përshtatur planet e tyre infrastrukturore”. Po qe se iniciativa pranohet, duhet shikuar edhe një herë në libra.
Ligji i ri i Planifikimit Hapësinor ka të njëjtin qëllim si ai i iniciativës: Sipërfaqet e gjelbra zvicerane nuk duhet të pengohen, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, drejtori i Espace Suisse sheh një nevojë për veprim në mbështetjen e komuniteteve, meqenëse Qeveria federale duhet të jetë aktive. Sepse në komunitetet shpesh mungojnë profesionistët dhe burimet.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?











