Autotech
A është koha për ta mbyllur Facebook-un?
“Mark është person i mirë, i këndshëm. Mirëpo unë jam i zemëruar se si, duke u fokusuar në rritje (të kompanisë), ai ka sakrifikuar sigurinë dhe shoqërinë për klikime”. Këto janë fjalët e Chris Hughes, bashkëthemeluesit të rrjetit social, Facebook, për Mark Zuckerberg, i cili, për të përditshmen The New York Times tregon se ndonëse nuk ka punuar që një dekadë në këtë kompani, brenda tij ekzistojnë ndjenja të zemërimit dhe përgjegjësisë.
Hughes tregon se si Facebook-u është shndërruar nga një projekt i zhvilluar në një dhomë studimesh, në një kompani serioze me avokatë dhe departament të burimeve njerëzore. “Ne kemi pasur 50 punëtorë dhe familjet e tyre janë varur nga Facebook-u për të vënë bukë në tavolinë. Kam shikuar jashtë dritares dhe i kam thënë vetes: ‘Kjo nuk do të përfundojë kurrë. Sa më shumë që rritemi, aq më shumë do të na duhet të punojmë për të vazhduar rritjen’”, është shprehur ai.
Pas disa skandaleve me të dhëna që kanë prekur këtë kompani, thirrja e tij drejtohet nga mospërdorimi dhe mbyllja e këtij aplikacioni. Mirëpo, një gjë e tillë për shumë persona duket se është proces i vështirë. “Edhe kur njerëzit dëshirojnë të heqin dorë nga Facebook-u, ata nuk kanë ndonjë alternativë kuptimplotë, siç edhe është vërtetuar pas skandalit me Cambridge Analytica. Të shqetësuar për privatësinë dhe mungesën e besimit në Facebook, përdoruesit në gjithë botën kanë nisur lëvizjen ‘Fshini llogarinë e Facebook-ut’. Sipas një studimi të Qendrës Pew, një e katërta ka fshirë llogaritë e tyre nga telefonët, mirëpo, vetëm përkohësisht. Unë kam dëgjuar një shok duke thënë ‘U largova nga Facebook-u, faleminderit Zotit që ekziston Instagrami’, pa e kuptuar se Instragram është një Facebook i vogël”, është shprehur ai.
Në shkrimin e tij Hughes tregon për gjithë procesin e krijimit të aplikacionit si dhe për vendimet që gjatë rrugës i kanë shtuar popullaritetin këtij aplikacioni. Një nga vendimet ka qenë edhe blerja e aplikacioneve Whatsapp dhe Instagram. Ndonëse të dyja në fillim nuk kanë qenë shumë të vlefshme, ato kanë pasur përdorues, çka i kanë garantuar jetëgjatësinë Facebook-ut si dhe rolin dominues. Për më shumë, Hughes mendon se pasi themeluesit e këtyre dy aplikacioneve janë larguar nga kompania, si pasojë e përplasjeve me Mark Zucekberbergun, ky i fundit është i lirë për të diktuar politikat e secilit aplikacion i vetëm.
Prandaj, sipas tij, Qeveria duhet të mbajë përgjegjës drejtorin ekzekutiv të Facebook-ut. Ai beson se për një kohë të gjallë ligjvënësit amerikanë kanë admiruar rritjen e kësaj kompanie duke mos menduar se kanë përgjegjësi për të siguruar se amerikanët janë të mbrojtur dhe tregjet janë konkuruese.
“Ndonëse Komisioni Federal për Tregti pritet të ndëshkojë me 5 miliardë dollarë kompaninë, kjo nuk është e mjaftueshme. Pas dëshmisë së Markut vitin e kaluar në Kongres, do të duhej të kishte thirrje për kalkuluar gabimet e tij. Mirëpo në vend të kësaj, ligjvënësit që e kanë pyetur atë, janë konsideruar shumë të vjetër dhe pa njohuri të mjaftueshme për teknologjinë. Ky është imazhi që Mark ka kërkuar të kenë amerikanët, sepse i bie që pak do të ndryshojë”.
Ai i është drejtuar dëshmisë që Zucerberg ka bërë një vit më parë në Kongresin amerikan, pasi firma konsulente me seli në Britani, Cambrige Analytica, dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e miliona përdoruesve në Facebook, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
Prandaj, bashkëthemluesi i Facebook-ut mendon se amerikanët do të fitonin më së shumti nga mbyllja e këtij aplikacioni. Përveç sigurisë dhe të dhënave, ai beson se një gjë e tillë do të ndikonte pozitivisht edhe në hapjen e tregut për kompanitë e tjera. “Askush nuk e di se çfarë saktësisht do të ofronin konkurrentët e Facebook-ut. Këtu është pikërisht dilema”, ka thënë ai.
(Marrë me shkurtime nga Radio Evropa e Lirë)
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes











