Shkurt.ch
A ka vend Zvicra për më shumë banorë?
Çfarë dendësie të popullsisë ka Zvicra? Edhe sa ka vend? Studiuesit thonë se banorët më shumë janë të përqendruar në zonat rreth qyteteve të tilla si Cyrihu, Bazeli, Gjeneva dhe Berna.
Shifrat e fundit tregojnë se rreth 3.7 milion prej aktualisht 8,4 milion banorë jetojnë në aglomeratet urbane në qytetet e mëdha nga Cyrihu deri në St.Gallen. Dendësia e popullsisë është më e lartë në Gjenevë me 1063 banorë për kilometër katror. Një vlerë ende modeste në krahasim me dendësinë e popullsisë për shembull të Amsterdamit që numëron 2500 banorë për një kilometër katror, përcjell albinfo.ch.
Sipas shifrave të fundit të Zyrës Federale të Statistikave, më shumë se 8.4 milionë njerëz jetojnë në Zvicër.
Srf ka pyetur ekonomistët Patrik Schellenbauer nga Avenir Suisse dhe Mathias Binswanger, profesor i ekonomisë. Pikëpamjet e tyre ndryshojnë në masë të madhe. I pari thotë se nëse Zvicra si vend i emigracionit do të organizohet më mirë, atëherë mund të strehojë pa probleme 10 milionë banorë ”
A ka në të vërtetë ende hapësirë në Zvicër? Teorikisht përgjigja është po. Dhe a mund ta marrim shembullin e Amsterdamit, shkruan Srf, përcjell albinfo.ch. Holanda është një shembull i mirë i një madhësie të krahasueshme: një madhësi përafërsisht e barabartë me të Zvicrës.
Pra, çfarë ndodh kur dendësia e popullsisë e Amsterdamit shumëzohet me fushën e zonave urbane aglomerate në Zvicër? Rezultatet mund t`i gjeni në një grafikon të Srf.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












