Lajme
A mund ta përballojë Gjermania një mbyllje të dytë?
"Kancelarja Angela Merkel në një bisedë në mirëbesim me gazetarët ka bërë fjalë për shqetësimin e saj, se si mendjelehtësia e rinisë dhe dimri që kemi përpara mund të na i zerojnë sukseset që kemi arritur..."
Gjatë gjithë verës gjermanët mendonin se e kishin nën kontroll pandeminë e Coronës dhe se më e keqja kishte kaluar. Aq më keq mund të bëhet tani situata në vjeshtë dhe në dimër, mendon Jens Thurau, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Sa herë e kemi shkruar këtë fjali në muajt e shkuar? Në raportime, opinione, intervista? Që Gjermania krahasimisht e ka kaluar mirë periudhën e pandemisë. Që qeveria gjermane në tërësi vepron me mençuri dhe me kompetencë. Që pandemia tregon se sa të suksesshme janë spitalet gjermane, zyrat e shëndetësisë, komunat. Të gjitha këto qëndrojnë edhe tani…por ngadalë se ç’po përvidhet një ndjesi tjetër, kërcënuese.
Kancelarja Angela Merkel në një bisedë në mirëbesim me gazetarët ka bërë fjalë për shqetësimin e saj, se si mendjelehtësia e rinisë dhe dimri që kemi përpara mund të na i zerojnë sukseset që kemi arritur. Më e habitshme, që pohime të tilla kanë depërtuar në publik.
Kancelarja, e pakënaqur
Prej ditësh është temë në Berlin humbja e durimit të kancelares: Pakënaqësia e saj me rregullat e Coronës aq të ndryshme nga landi në land, ideja e disa kryeministrave të landeve përkundër të gjitha këshillave të ekspertëve, t’i hapin tregjet e Krishtlindjeve. E pastaj vjen edhe paralajmërimi i virologut, Christian Drossten, i para disa javëve, por që përshtatet në debatin aktual: Pra që Gjermania nuk është e përgatitur më mirë për një valë të dytë se vendet e tjera. Kjo e qëllon në shenjë situatën aktuale.
Ende, thonë përgjegjësit, sistemi shëndetësor e përballon mirë rritjen e numrit të infektimeve. E të gjitha sondazhet të flasin për një miratim të madh politikës së qeverisë e landeve për Coronën. Po pse është e shqetësuar kancelarja atëherë?
Një mbyllje e dytë është e papërballueshme
Durimi dhe solidariteti mes njerëzve mund të lodhet jashtë mase, dhe kësaj i shtohet, se politika e di, që ekonomia, kultura dhe shoqëria një mbyllje si në mars nuk e përballojnë dot. Mbyllja ishte e ashpër, por ajo e arriti një gjë: ndjenjën e përbashkët, se kufizimet vlejnë për të gjithë.
E vërtetë, që strukturat federale kanë ndihmuar në luftimin e pandemisë në Gjermani. Landi i Mecklenburg-Vorpommernit me më pak infektime mund të reagonte ndryshe nga Bavaria me më shumë infektime. Por tani ka ardhur koha për veprim të përbashkët, të identifikueshëm për të gjithë, që të mos e humbasim atë që duhet për një luftim të suksesshëm të pandemisë: Një sens të përbashkët dhe solidaritet mundësisht të të gjithë qytetarëve. Këtu bën pjesë, që të mos harrohet, se çfarë u kërkua me duartrokitje nga ballkonet në pranverë dhe u premtua nga politika: Një personel klinikash, supermarketesh dhe autoritetesh të paguar më mirë.
Kancelarja këtë javë në takimin me kryeministrat e landeve do të kërkojë më shumë veprim të unifikuar, por këtë zor se mund ta detyrojë. Të shpresojmë që do të ketë sukses. Ia vlen të diskutohet edhe ideja e austriakëve për të vendosur një semafor të Coronës në rajone, që nuk merr në konsideratë vetëm zhvillimin e kurbës së infektimeve, por edhe gjendjen e spitaleve dhe klinikave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror Penalltitë nuk ishin rastësi, Zvicra kishte zhvilluar trajnim të veçantë para Botërorit... -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror














