Lajme
A mund të përdorë SHBA e para armët bërthamore?
Muri i sigurisë ka rënë. Pengesa e fundit që ndante në mënyrë të ngurtë konceptin e luftës nga përdorimi i arsenaleve bërthamore, duke mbajtur të dallueshëm skenarët e një konflikti tradicional dhe ata të “Armagedon”, thënë ndryshe skenarët apokaliptikë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prezantuan së fundmi Strategjinë e Re të Sigurisë, duke revolucionarizuar idenë e parandalimit dhe ndryshuar doktrinën e armëve nukleare.
Dokumenti i ri strategjik i presidentit Joe Biden nuk përjashton mundësinë që SHBA të përdorë e para bombën bërthamore. Siç thuhet, ky është “një revolucion për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja nga Kina dhe Rusia”, shkruan cnn, transmeton Albinfo.ch.
Administrata Biden ka publikuar rishikimin e saj të Qëndrimit Bërthamor për vitin 2022, me grupet antibërthamore që paralajmërojnë se dokumenti do të bëjë pak për të parandaluar kërcënimin e një lufte katastrofike.
Dokumenti propozon shkurtimin e disa programeve. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë po ecën përpara me “planin e modernizimit” që synon përmirësimin e arsenalit të SHBA-së, që aktualisht vlerësohet në rreth 5,400 koka bërthamore.
Kjo vjen në një kohë kur kundërshtarët e drejtpërdrejtë kanë shtuar retorikën për një luftë të madhe. Presidenti rus, Vladimir Putin, pasi vrojtoi testet bërthamore disa ditë më parë, paralajmëroi se rreziku i një lufte botërore është shumë i madh.
Më vonë shefi i Kremlinit u bë dhe autor i një shakaje pa kripë. Gjatë një eventi në Rusi, Putin u pyet lidhur me kërcënimin që kishte bërë katër vjet më parë se “do t’i dërgonte të gjithë në parajsë”, duke u përgjigjur me një heshtje që shokojë të pranishmit në sallë. Putin më pas u përgjigj se këtë e bëri qëllimisht, por që efektin e arriti, atë të frikësimit të njerëzve.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










