Lajme
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë
Shumë të huaj besojnë se martesa me një shtetas zviceran është një rrugë e sigurt për të marrë shtetësinë zvicerane. Megjithatë, realiteti është më kompleks: martesa nuk e garanton automatikisht këtë të drejtë
Në Zvicër, shtetësia nuk fitohet përmes martesës, por vetëm përmes një procesi formal natyralizimi. Edhe në rastet kur bëhet fjalë për bashkëshortët e shtetasve zviceranë, procedura është më e lehtësuar, por jo automatike dhe kërkon plotësimin e kushteve të rrepta ligjore, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Për të aplikuar për natyralizim të lehtësuar, zakonisht kërkohet:
Të kesh jetuar të paktën 5 vite në Zvicër
Të jesh i martuar dhe të kesh jetuar me partnerin zviceran për të paktën 3 vite
Të tregosh integrim në shoqërinë zvicerane (gjuhë, punë, respektim ligjesh)
Autoritetet zvicerane e shqyrtojnë çdo rast individualisht dhe kërkojnë prova që martesa është reale dhe funksionale. Nëse ka dyshime për një marrëdhënie jo të qëndrueshme apo jo autentike, aplikimi mund të refuzohet.
Një rast i fundit i raportuar tregon se edhe një grua e martuar me një shtetas zviceran u refuzua për shtetësi, pasi autoritetet konstatuan se ajo kishte një marrëdhënie paralele dhe nuk jetonte në një martesë të mirëfilltë. Gjykata Federale vendosi se për natyralizim kërkohet një bashkëjetesë reale dhe besnikëri në martesë.
Në përgjithësi, ligji zviceran kërkon:
Integrim të plotë në shoqëri
Njohuri të gjuhës
Respektim të rendit dhe vlerave të vendit
Lidhje reale dhe të qëndrueshme me Zvicrën
Martesa mund ta lehtësojë rrugën drejt shtetësisë, por nuk e garanton atë. Procesi mbetet i gjatë, selektiv dhe i bazuar në kritere të qarta ligjore.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Shkurtimet buxhetore kërcënojnë radarët e MétéoSuisse, a do të ketë parashikime më pak të sakta të motit? MétéoSuisse do të duhet të ulë përsëri shpenzimet në vitin 2027 për shkak të programit të... -
Temperaturat bien, por thatësira mbetet: Zjarret në natyrë janë të ndaluara në të gjitha kantonet -
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve










