Kosova
A mund t’i shkarkojë ministrat e LDK-së Albin Kurti?
Albin Kurti pritet të votohet si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes, LDK-së, nga pakicat joserbe e ndoshta edhe nga pakicat serbe.
Dje, oponenti kryesor i Kurtit nga LDK-ja, Agim Veliu, u propozua nga partia e tij në ministrinë më të rëndësishme qeveritare bazuar në programin e harmonizuar mes të dyja partive, atë të Punëve të Brendshme.
Por, a mund ta shkarkojë Kurti Agim Veliu, apo ndonjëri prej ministrave, zv.kryeministrit apo zv.ministrave që vijnë nga LDK-ja?
Përgjigjja për këtë pyetje ndodhet në marrëveshjen për bashkëqeverisje mes këtyre dy partive.
Është saktësisht paragrafi që flet për “Emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë dhe zyrtarëve/trupave të tjerë që emërohen dhe shkarkohen nga Qeveria”.
Në këtë pikë marrim përgjigjen e prerë për pyetje: JO. Kurti nuk mund ta shkarkojë as Veliun e as ndonjë ministër apo zyrtar tjetër të Qeverisë nga radhët e LDK-së, shkruan Insajderi.
“Zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat i propozohen Kryeministrat nga Kryetari i subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit. Të njëjtit mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik, me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit. E njëjta gjë vlen për të gjithë të emëruarit e tjerë nga Qeveria”, shkruhet aty.
Pra, nisur nga kjo gjë mund të thuhet se Kurti nuk mund ta shkarkojë asnjë ministër, zv.kryeministër apo zv.ministër nga LDK-ja edhe në qoftë se ndonjë prej tyre abuzon me pushtet. Një gjë e tillë e lë Kurtin si kryeministër me fuqi të pjesshme, sepse fuqia tjetër i takon krejtësisht Mustafës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












