Lajme
Aargau: Shoferi i motoçikletës parakalon me pothuajse 120 km/h në korsinë e biçikletës
Një motoçiklist në kantonin Aargau jo vetëm që po ngiste shumë shpejt, por kreu edhe një manovër të rrezikshme. Tani ai ka humbur lejen e drejtimit.
Të dielën, pak pas orës 15:00, një motoçiklist po lëvizte përgjatë Staffeleggstrasse nga Aarau në drejtim të Frick. Pak para pikës së matjes, drejtuesi 42-vjeçar ka parakaluar disa automjete në korsinë e biçikletave dhe është matur me shpejtësinë 117 km/h, transmeton albinfo.ch.
Në krye të kalimit, dy oficerë policie i kanë bërë shenjë motoçiklistit të ndalojë, me ç’rast ai ka thyer ndalesën dhe ka vazhduar drejtimin pasi ka injoruar vijën e sigurisë.
U hap procedimi penal
Pak më vonë një tjetër patrullë policie ka ngadalësuar motorin. Ndërsa motoçiklisti përsëri linte përshtypjen se donte të depërtonte në pikën e dytë të kontrollit, policia arriti ta arrestonte, raporton Blick.
Pavarësisht disa manovrave të guximshme, fatmirësisht askush nuk u lëndua. Ky lloj drejtimi paraqet një rrezik masivisht të rritur për shoferin, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës që u binden ligjeve në fuqi.
Shkelësit i është konfiskuar leja e drejtimit. Prokuroria ka hapur procedurë penale kundër shoferit.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët













