Kosova
Abdixhiku: Marrja me zgjedhje në Shqipëri nga Kurti në kohë pandemie, tregon papjekuri
Në një postim të fundit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij, po neglizhon gjendjen me pandeminë në Kosovë, duke u marrë me zgjedhjet në Shqipëri.
“Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi”, ka shkruar ai përmes një postimi në Facebook.
Tutje Abdixhiku thotë se përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që pret shpëtim, është një shembull sjellje prej lideri, ndërsa Abidixhiku thotë se këtë sjellje Qeveria Kurti nuk po e jep dot.
“Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet”.
“Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund, e jo si fillim. Por, me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”, ka shkruar Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve












