Integrimi
Arben Hazizi, “Kuzhinieri i Vitit” në Wuppertal
Ai ka ardhur si refugjat nga Shqipëria. Që nga viti 1997 ai me vëllain tashmë të ndjerë, ka udhëhequr restorantin "Mediteran"
«Kështu shijon Wuppertali». Redaksia e gazetës «Wuppertaler Rundschau» ka zgjedhur shqiptarin Arben Hazizi si kuzhinierin më të mirë në Wuppertal. Ajo e ka vlerësuar Hazizin me «W-në e artë» për «menytë përrallore» të restorantit të tij «Mediteran».
49 vjeçari i cili «në gjithë botën» është i njohur si Beni, ndonëse është shef dhe pronar, vazhdon të jetë gjithmonë vetë në vendin ku përgatiten gjellët, transmeton albinfo.ch.
Testuesve që i kanë dhënë çmimin, ai u ka ofruar delikatesa të punuara mbi bazën e kuzhinës klasike franceze, shkruan gazeta. Ata e kanë vlerësuar finesën me të cilën shqiptari ka përgatitur ushqime nga më të ndryshmet, duke filluar nga mishi i qengjit deri te llojet e ndryshme të peshkut. Ai nuk përton t`u afrohet mysafirëve të tij duke ua prezantuar ushqimet dhe duke u shpjeguar përbërjen, mënyrën e përgatitjes etj.
Kështu, juria nuk e ka pasur vëshirë ta zgjedhë Arbenin si kuzhinierin e vitit.
Ai ka ardhur si refugjat nga Shqipëria. Që nga viti 1997 ai me vëllain tashmë të ndjerë, ka udhëhequr restorantin “Mediteran”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













