Lajme
Abrashi premton marrëveshje me Zvicrën për pensionet
Sipas tij, Zvicra i ka ndalur njëanshëm pensionet për kosovarët pas keqpërdorimeve që janë bërë nga një numër i përfituesve
Autoritetet e Kosovës janë shumë optimist se do ta gjejnë një zgjidhje me autoritetet zvicerane për qytetarët e Kosovës që kanë punuar në shtetin e Zvicrës, por që kanë probleme me marrjen e pensioneve. Gjatë këtij muaji pritet që një delegacion nga Zvicra ta vizitojë Kosovën për këtë çështje.
Kështu ka deklaruar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për gazetën “Zëri”. Ai ka thënë se Zvicra njëanshëm e ka ndërprerë marrëveshjen në vitin 2010 në bazë të argumenteve, të cilat shteti helvetik i ka pasur.
“Mbas pesë vjet heshtjeje në këtë punë, ne si kabinet kemi marrë hapat e parë, kemi kontaktuar Ambasadën e Zvicrës, të cilët kanë hapur rrugë për këtë marrëveshje. Kanë dërguar pyetësorin e dytë në mars, një pyetësor me dhjetëra pyetjesh, edhe shumë gjithëpërfshirëse për sistemin e përgjithshëm pensional në Kosovë, atë pyetësor e kemi kthyer gjatë prillit”, deklaroi Abrashi.
Ministri kosovar i Punës po ashtu tha se hapi tjetër i Prishtinës ka qenë një marrëveshje si garantuese për shtetin e Zvicrës.
“Pra, gjatë këtij muaji po presim një ekip ekspertësh nga Zvicra. Ne jemi përgatitur në atë nivel dhe kemi angazhuar ekspertë të Bankës Botërore, të cilët do të jenë në anën tonë dhe do t’i bëjmë negociatat ashtu qysh iu takojnë dy shteteve”, deklaroi mes tjerash ministri Abrashi .
Sipas tij, Zvicra i ka ndalur njëanshëm pensionet për kosovarët pas keqpërdorimeve që janë bërë nga një numër i përfituesve, qoftë për pensionet invalidore, qoftë për ata persona që kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













